Diçka e veçantë ka ndodhur në Serie A, teksa i njëjti arbitër ka drejtuar dy ndeshje të xhrios së shtatë në këtë kampionat.
Bëhet fjalë për Marko Di Belo, i cili ka vendosur drejtësi në ndeshjen Atalana-Leçe dhe Bresha-Sasuolo, ndeshje këto të vlefshme për xhiron e 7-të në Serie A.
Ndeshja e parë është luajtur në muajin tetor, ndërsa e dyta ishte planifikuar të luhej në tetor, por u shty për shkak të ndarjes nga jeta të presidentit te Sasuolos.
Kjo ndeshje u shty për ditën e djeshme dhe u drejtua pikërisht nga Di Belo. Diçka shumë e bukur kjo për arbitrin italian, i cili do ta mbajë mend gjatë atë në jetën e tij.