Besëlidhja e sezonit të ardhshëm do të synojë që të rikthehet ne elitë. Kjo do të jetë tentativa për të 12-tin vit radhazi për lezhjanët të cilët duket se punën do ta nisin me titullarët. Nga sa bëhet e ditur, pritet që të qëndrojnë baza e skuadrës.

Duke filluar me futbollistet shkodrane, që nga portieri me perspektivë, Samet Bajri, për të vijuar me kapitenin Klejdi Dibrën. Per kete te fundit, sezoni i ri do te jete i nenti rradhazi me skuadren e Beselidhjes. Nje rekord me vete padyshim qe nje futbollist nga nje qytet tjeter, luan per skuadren e nje qyteti tjeter per kaq shume vite rresht

Po ashtu pritet te jene serish ne skuader edhe Isiaga Kamara në mbrojtje, apo dhe Samet Hepaj, Hoxha, Rustemaj, Lambert e Soumah. Me këta futbollistë pritet që të jetë edhe baza e skuadrës lezhjane për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, në Lezhë në ditët e para të korrikut pritet që të zyrtarizohet trajneri e ri, i cili mendohet që të shoqërohet edhe me 4-5 futbollistë cilësorë.

Deri me tani po lakohet emri i Samuel Nikajt por ne fakt trajneri shkodran ka oferta edhe nga Kosova dhe ende nuk e ka ndare mendjen se ku do te drejtoje ne sezonin e ardhshem.