Edison Ndreca është lojtari më i ri i Kukësit. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për newsport.al që mbrojtësi i majtë ka gjetur akordin me verilindorët për të veshur fanelën e tyre për dy sezonet e ardhshme.
Eksperienca në krahun e majtë të mbrojtjes, si dhe cilësitë në këtë repart kanë bindur drejtuesit për ta pasur në gjirin e tyre.26-vjeçari ishte objektiv i Partizanit në këtë merkato vere.
Por, tanimë ai mund të konsiderohet pjesë e verilindorëve. Kuksianët janë treguar më të shpejtë duke i plotësuar kërkesat mëngjërashit. Kujtojmë që në sezonin e fundit, Ndreca ishte pjesë e Bylisit, skuadër me të cilën arriti të shkëlqente. Ai u aktivizua në 32 ndeshje, ku realizoi 6 gola.
Në kampionatin shqiptar ka luajtur dhe me skuadra të tjera si Kastrioti, Teuta, Burreli dhe Laçi. Tashmë aventura e tij do të vijojë te verilindorët, skuadër me të cilën po punon intensivisht për merkaton drejtori i ri sportiv, Pero Pejiç. /Newsport/