Dinamo tashmë ka nisur merkaton dhe pritet që të jenë intensive këto ditë për skuadrën blu. Financat janë të garantuara, ndërsa dinamovitët do të kenë synime madhore. Ashtu siç edhe është shkruajtur prej pak ditësh, Xhuljano Skuka, sot ka firmosur dhe është bërë pjesë e skuadrës së Dinamos.

Ky lojtar eshte ndjekur qe prej sezonit te kaluar nga Vllaznia,por nuk eshte arritur dot te kete nje marreveshje mes dy paleve.

Blutë kanë arritur që të ndërtojnë një ekip dinjitoz, e madje edhe me pretendime madhore, madje duke arritur që të afrojnë jo vetëm lojtarë të spikatur në Superiore, por edhe të huaj dhe të rinj premtues në Kategorinë e Parë, siç edhe janë Skuka dhe Abazaj.

Pak minuta më parë, në faqen zyrtare të skuadrës së Dinamos është publikuar lajmi se Xhuljano Skuka është zyrtarizuar si pjesë e skuadrës blu të kryeqytetit….