Statistikat thonë “Tirana kampione e Shqipërisë”. Në javën e 18-të, Tirana duket se është favoritja kryesore për të bërë diferencën në kampionat. Skuadër që në 18 javë, ka grumbulluar 40 pikë dhe janë sulmi e mbrojtja më e mirë e Superiores.

Më mirë se kaq bardheblutë nuk kanë bërë 10 kampionatet e fundit në Kategorinë Superiore. Gjithsesi, duke e krahasuar me dy kampionatet e fundit, ata janë superiorë në çdo aspekt duke lënë pas edhe skuadrën e Egbosë.

PIKËT – Në tetëmbëdhjetë javë, nuk ka një Tiranë që të ketë mbledhur 40 pikë. I afrohet skuadra e sezonit të titullit me 31 pikë, ndërsa skuadra e vjetshme ka grumbulluar në 18 javë 26 pikë.

Me këtë ritëm i bie që 25 herë kampionët në fund të fazës së tretë të jenë kampionë të shpallur të Shqipërisë, sepse asnjë ekip këto vitet e fundit nuk ka shkuar më shumë se 65-70 pikë. Pra, Tiranës pas Kukësit, mund t’i duhen vetëm 25 maksimumi 30 pikë për titullin kampion.

Renditja

FITORET – Në 18 javë Tirana ka marrë 12 fitore. Shenjë e pathyeshmërisë në fushën e lojës. Gjithashtu, ekipi ka edhe katër barazime dhe dy humbje me Kukësin dhe Laçin, dy skuadra që janë në krye. Në sezonin e titullit në këtë fazë të kampionatit, Tirana kishte 31 pikë, 9 fitore, 4 barazime dhe pesë humbje. Vjet Tirana kishte grumbulluar 6 fitore, tetë barazime dhe katër humbje me 26 pikë të grumbulluara.

SULMI – Këtë kampionat është sulmi më i mirë, por më parë asnjëherë nuk ka shënuar 33 gola në tetë javë. Tirana e këtij sezoni sigurisht që po. Është një makineri golash. Xhixha, Seferi, Ngo dhe Limaj janë ata që kanë tundur më shumë rrjetën, sepse të katërt së bashku kanë shënuar 25 gola, pa llogaritur këtu lojtarët e tjerë.

Sezonin e shkuar Tirana kishte shënuar 17 gola, ndërsa sezonin e titullit 29 gola. Golavarazhi është më mirë këtë sezon me 33-11, ndërsa në sezonin e titullit 29- 20. Vjet në këtë fazë të kampionatit, Tirana ishte me golavarazh 17-11, duke treguar krizën e saj në sulm.

MBROJTJA – Tirana është mbrojtja më e mirë e kampionatit këtë sezon, por jo mbrojtja më e mirë e tri sezoneve të fundit te bardheblutë. Skuadra të tjera kanë pësuar 11 gola dhe në këtë drejtim, ekipi i Shehit duhet ta thyejë këtë rekord. Skuadra shënon 2.22 gola për takim, ndërsa pëson 0.61 gola për sfidë.

Me laps – Ka javë që Tirana bën llogarinë. Për ata që nuk e dinë, bardheblutë janë 3 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të parë që kryesonte kampionatin 2020-2021 dhe tetë pikë nga Kukësi kryesues në javën e 18-të në sezonin 2019- 2020. Statistikat janë të qarta. Tirana është drejt titullit. Dhe faktet bazohen në shifra e jo në fjalë.