Vllaznia e mbylli ne barazim 1-1 ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Egnatias luajtur pasditen e se henes ne stadiumin e Rrogozhines. Nje rezultat qe ka zhgenjyer te gjithe shkodranet.

Ne fakt pritej nje fitore e tyre per shume arsye, por edhe per ate se çfare dhane ne fushen e lojes, Ata e kane dominuar ndeshjen ne te gjitha drejtimet, por mungon fitorja.

Kete gje e thone edhe statistikat e kesaj ndeshje te publikuar ne emisionin “Analize Superiore” te Supersport ku jane publikuar edhe shifrat e kesaj ndeshje si me poshte:

Egnatia-Vllaznia 1-1: Ekipi Shkodran vazhdon të prodhojë volum lojë, të dominojë në zotërimin e topit, por ka mungesë efikasitetit para portës.

Plot 18 herë kanë tentuar portën kuqeblutë, në pesta raste sfera ka qenë në portë, por vetëm një herë ka përfunduar në rrjetë. Skuadra e Brdaric ka qenë më lart se ekipi i Maganit në çdo aspekt të lojës, por në fund ata që peshojnë janë golat.