HomeKRYESOREE VEÇANTË/ Thomas Strakosha në 'radarin' e Bayern Munchen

E VEÇANTË/ Thomas Strakosha në ‘radarin’ e Bayern Munchen

“Sky Deutschland” bën me dije se Thomas Strakosha është njëri nga dy portierët të cilët FC Bayern Munchen mendon si alternativë në rast se nuk arrihet akordi me gardianin e Valencias, Giorgio Mamardashvili.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një lajm merkatoje sepse gjatë orëve të fundit mediat ne Gjermani këmbëngulin se Bayern po jep sinjale të rëndësishme për numrin 1 që momentalisht mbron katërkëndëshin e Brentford por nuk është zgjedhje e parë në planet e trajnerit.

Drejtuesit e Bayernit e konsiderojnë shqiptarin si një opsion “ekonomik” për rolin e portierit të dytë në ekip pasi Ian Sommer këtë verë do të largohet sepse kërkon të ketë rol titullari me Zvicrën në “Euro 2024”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments