Lukaku nuk është më pjesë e planeve të Interit dhe prej kohësh zikaltrit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij pas kontakteve që belgu pati me Juven.
Duket se mediat italiane kanë nisur nga puna për të zbuluar emrin e zëvendësuesit të 30-vjeçarit dhe duket se emri që Inzagi ka në mendje është Alvaro Morata.
Ashtu si Lukaku, edhe e ardhmja e sulmuesit spanjoll është në dyshim, pasi për të në garë janë dhe Juventusi e Roma.
Nga ana tjetër Atletiko është e gatshme të dëgjojë çdo ofertë që vjen për të.