Ndeshja ndaj Bylisit ka lënë pasoja tek futbollistët e Vllaznisë. Ata kurrsesi nuk e kishin menduar një distafë të tillë dhe ndonëse kanë patur kundërshtimet e veta për arbitrimin, shkaqet kryesore të humbjes kanë dashur t’i gjejnë tek vetja.

Nga sa është parë edhe pas ndeshjes, mërzia tek ta ka qenë e madhe, por ndërkohë kanë qenë pjestarët e grupimit “Poëer 12” që kanë zbuluar fakt shumë domethënës.

“Pas ndeshjes kemi pritur futbollistët dhe stafin teknik që të dilnin nga dhomat e zhveshjes për t’i brohoritur emrat e tyre dhe për t’u thënë se nuk janë vetëm.Nga ajo çfarë pamë, mërzia tek të gjitha ka qenë e madhe, por mbi të gjithë na ka bërë përshtypje njëri: Herald Marku.

Ai erdhi tek ne dhe në sytë e tij ishin mbushur me lot. Nuk po e përjetonte aspak mirë këtë humbje dhe kjo dukej qartë tek gjendja psikologjike e tij.Të tjerë ndoshta ishin më të fortë në këtë drejtim, por Marku po e përjetonte shumë keq humbjen”- ka thënë njëri prej pjestarëve të këtij grupimi.

Marku mesa duket ka ndjerë më shumë se gjithë të tjerët përgjegjësinë e kësaj humbje sepse ka qenë pikërisht ai që e preku topin me kokë në momentin e goditjes së dënimit që solli më pas edhe golin e Bylisit, gol ky që i mjaftoi atij për ta fituar ndeshjen.

Herald Marku vërtetë është hera e parë që luan për Vllazninë por siç kemi thënë, ai është me origjinë nga Shkodra dhe kjo e ka motivuar edhe më shumë që të bëjë më të mirën për këtë skuadër dhe deri tani ka luajtur me shpirt duke qenë një nga futbollistët më stabël të ekipit kuqeblu.
© shkodrasport.com