Vllaznia po e ploteson organiken e saj. Pas zyrtarizimit te video-analistit Xhoen Tugu qe tashme ka nisur punen me stafin teknik te kuqebluve, brenda kesaj jave do te mberrije ne Shkoder edhe pergatitesi atletik.
Behet fjale per nje bullgar, emri i te cilit do te mesohet ne ditet ne vijim. Ka qene krahu i djathte i presidentit Xhaferi, Blendi Dibra, ai qe e ka bere publike kete gje.
Dibra ka qene i ftuar ne emisionin “Star Sport” dhe duke folur ne lidhje me kete teme, eshte shprehur: “Po mundohemi te plotesojme stafin me njerezit e duhur. Pasi zyrtarizuam video- analistin, keto dite do ta plotesojme ate edhe me pergatitesin atletik.
Mund te them se do te jete nje bullgar. Nje trajner i njohur i pergatitjes atletike qe ka punuar me disa ekipe bullgare. Ai do te mberrije ne Shkoder keto dite dhe do te jete prezent besoj ne ndeshjen ndaj Teutes.
Qe prej fundit te sezonit te kaluar, kemi qene ne kerkim te nje pergatitesi atletik. Kemi qene prane nenshkrimit me pergatites te ndryshem, por per nje arsye apo nje tjeter, akordi me ta eshte prishur. Tani kjo u be e mundur dhe shpresoj te jete i duhuri”./SHKODRA-SPORT.COM/