Ish-lojtari I Kombëtares, aktualisht menaxher, Ardian Aliaj ka zbuluar disa prapaskena me mbrojtësin Amir Rrahmani. Në një prononcim për “Sportin në KTV, ish-mbrojtësi kuqezi është shprehur se ka pasur interesime nga Bundesliga, Spanja, por edhe nëj vëzhgim nga Arsenal.

Rrahmani sezonin tjetër do të luajë te Napoli, ndërsa Aliaj zbulon gjithashtu se një tjetër lojtar shqiptar është drejt kampionatit italian. Mërgim Vojvoda ndiqet nga dy klube të Serie A dhe në verë mund të ketë një transferim drejt Italisë.

Mërgim Vojvoda në kampionatin italian? “Është një klub stabël në Serie A, biles nuk janë një, por dy ekipe që e kërkojnë. Dëshira ime si agjent është ta dërgojë në kampionatin italian pasi ka kualitet dhe do t’ia dali pa problem. Shpresojmë të realizohet pasi do të shikojmë si do të jetë situata në fund të kampionatit”.

Amir Rrahmani? “ Kemi pasur oferta nga dy klube nga Bundesliga dhe një klub nga Spanja. Arsenali e ka ndjekur siç bëjnë shumë klube. Nuk kemi pasur as një ofertë zyrtare dhe asnjë telefonatë, por nga këto kampionate që përmenda kemi pasur bisedime konkrete”.

“Gjakun e kemi shqiptar dhe gjithmonë e kam atë dëshirën e madhe të shohim një Kombëtare, Kombëtaren kuqezi. Nuk dua të bëj politikanin tani. Shqipëria është dëmtuar shumë, jo pak. Po e them me pastërti. Kemi pasur mbështetje shumë, shumë të madhe nga Kosova që nga koha kur unë luaja”, u shpreh Aliaj.