Simeon Hristov është lojtari më i ri i Rabotnickit. Lojtari i lindur në Shkup dhe klubi i elitës së Maqedonisë së Veriut kanë gjetur një marrëveshje, e cila është firmosur ditën e sotme.

Sulmuesi 29 vjeçar ka një CV të pasur. Në Shqipëri ka qënë pjesë e Vllaznisë, ndërsa ka dhënë kontributin e tij me fanellën e Tikves, Euromilk, Egri, Vardar, Vardar Skopje, apo edhe Teteks Tetovo.

Tek Vllaznia ne fakt ky lojtar nuk la gjurme teksa luajti vetem pak muaj dhe me pas u rikthye serish ne vendin e tij ku dhe vazhdon te luaje.

Rabotnicki ka zgjedhur të bëjë një postim të thjeshtë për afrimin e tij, teksa shkruan: “Rabotnicki firmos me Simeon Hristov”. Kjo skuadër renditet në vendin e tetë në kampionat, me 22 pikë të grumbulluara.