HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdhe Cungu nuk qëndron pasiv. Një lojtar më shumë në dispozicion të...

Edhe Cungu nuk qëndron pasiv. Një lojtar më shumë në dispozicion të tij

Trajneret shkodrane te ekipeve te Superliges Edi Martini dhe Armando Cungu do kene me shume elemente ne dispozicion te tyre per sezonin e ri. Dita e sotme ndoshta ka qene me fat per ta. Nese Martini ka marre Dejvi Bregun, Cungu nga sot ka ne dispozicion nje tjeter lojtar.

Behet fjale per Emiljanen Musta i cili nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re, pas largimit nga Kukësi. Mesfushori elbasanas do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Laçit.

Këtë e ka konfirmuar vetë Musta për “Panorama Sport”, teksa menjëherë ka nisur stërvitjen me skuadrën e re dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.

Palët kanë qenë në bisedime orët e fundit dhe është arritur marrëveshja që lojtari të vishet bardhezi, teksa në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Laçi bën kështu një përforcim të rëndësishëm në merkato, i cili mund t’i ndihmojë shumë gjatë kampionatit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments