Federata Franceze e Futbollit u është bashkuar homologeve të shumta në Europë duke ndërprerë për një periudhë të pacaktuar aktivitetet futbollistike.
Nëpërmjet një komunikate për shtyp, presidenti i Federatës, Noel Le Graet, bëri të qartë që kjo nuk përfshinte thjesht ndeshjet e futbollit, por edhe stëvitjet, duke mbyllur edhe akademitë.
“Deklarata e presidentit të Republikës, shtyn FFF të marrë përgjegjësitë e saj për të kontribuuar pa u kursyer për të përballuar krizën shëndetësore që po shqetëson vendin tonë.
Si rrjedhojë, njoftoj se që sonte, ndërpriten të gjitha aktivitetet dhe kompeticionet kombëtare në të gjithë territorin.
Të gjithë kampionatet amatoriale, të meshkujve dhe të femrave, të të gjithë kategorive të moshave, stërvitjet dhe aktivitetet e shkollave të futbollit, janë të ndërprera duke nisur që nga e premtja 13 mars deri në një urdhër të ri. Gjithçka do të rifillojë kur t’i lejojnë kushtet higjeno-sanitare”, ishte njoftimi i Le Graet. /vipsport/