Puna per seleksionimin e lojtareve me te mire per ekipet kombetare te moshave ka vijuar edhe sot nga Sektori i Ekipeve Kombetare prane Federates Shqiptare te Futbollit.
Kete here ka qene rradha e futbollisteve te datelindjes 2006 per t’u testuar nga stafi i trajnereve dhe nga Akademia Vllaznia mesohet se kane qene te pranishem ne keto seleksionime kater futbolliste.
Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete Akademia Vllaznia qe ka zbuluar edhe emrat e lojtareve qe kane qene te pranishem sot ne keto seleksionime. Sa çfare shkruhet ne faqen e saj:
KATËR FUTBOLLISTË TË TJERË TË AKADEMISË VLLAZNIA NË SELEKSIONIMET E EKIPEVE KOMBËTARE
Seleksionimet e ekipeve kombëtare kanë vijuar edhe sot teksa këtë herë në Kamëz janë paraqitur futbollistët më të mirë të datëlindjes 2006.
Si rrjedhojë nga Akademia Vllaznia kanë qenë të pranishëm në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz edhe katër futbollistë të saj.
Bëhet fjalë për futbollistët Rijad Fangaj, Aris Ara, Gerald Kubazi dhe Nebi Qokthi. Ne i urojmë atyre një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqezi