Teuta ka lënë tre pikë të rëndësishme ditën e sotme, duke barazuar 1-1 me Flamurtarin. Për “Super Sport” pas ndeshjes ka folur trajneri i durrsakëve, Edi Martini. Ai është shumë i zhgënjyer me gjithë ekipin dhe deklaron se skuadra hyri në fushë si ta kishte fituar ndeshjen që në fillim.

“Është një gabim i pafalshëm. Ajo që ne treguam në fushë sot është vetëvrasje sepse të fitosh në Tiranë dhe të barazosh sot nuk është normale. E kishim fituar ndeshjen pa e mbaruar. Diferencat mes ekipeve në Shqipëri janë shumë të vogla dhe mendjemadhësia na ndëshkoi.

Kallaku ishte i dëmtuar dhe e futa më vonë. Do të mundohemi të bëjmë me këta tre lojtarë që kemi në sulm. Kjo nuk është çështje goli, por mentaliteti sepse skuadra hyri në lojë sikur ta kishte fituar. Nuk dua të vë pika te një lojtar apo një tjetër, por te gjithë ekipi.

Nëse ti nuk hyn për të dhënë maksimumin, nuk funksionon asgjë. Kur kishim mundësi të bënim një hap të madh nuk arritëm. Neglizhenca na ndëshkoi dhe kjo më dhemb më shumë. Ai i Harunit ishte një gol shumë i rëndë që do e mbaj mend gjatë”, u shpreh Martini. /vipsport/