Teuta ka barazuar 2-2 me Skënderbeun në Kamëz. Sfida e javës së nëntë në Superligë ka dhuruar katër gola, përmbysje dhe raste të diskutuara. Në fillim kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh me Mensah në të 19 minutë, teksa në minutën e 36 ka barazuar Lorenco Vila me një aksion të bukur.
Pjesa e dytë ka nisur me gol, teksa sërish Vila ka përmbysur gjithçka për 2-1 dhe dopietën personale. Ndeshja ka vijuar me sulme dhe raste, ndërsa korçarët pretendojnë penallti në minutën e 72.
Jorgji sheh momentet në VAR, teksa jepet në përsëritje vetëm një moment dhe jo ai i prekjes me dorë në zonë nga Daja. Vetëm 20 sekonda nga futja e Bajramit, mbrojtësi i Skënderbeut vendos ekuilibrat. Pas pikës së ndarë, Teuta qëndron në vendin e 4 me 13 pikë, ndërsa Skënderbeu gjendet në vendin e 9 me 7 të tilla.
Pas ndeshjes për Gol pas Goli, foli edhe trajneri i Teutës, Edi Martini:
“Më shqetëson si pësojmë gola, janë naivë, kemi mungesë përqëndrimi. E kthyem rezultatin por nuk e mbajtëm. Të jemi më të vendosur në fushë, gjë që nuk e bëmë. Nga frika u kthyem pas, ishim në panik dhe nuk kontrolluam lojën. Ana tjetër e medaljes është që ata që janë në fushë dhe ata që futen të marrin më shumë përgjegjësi.
Mungesat? E vërtetë që ndikojnë, por kur je në avantazh duhet të menaxhojmë. Duhej më tepër autoritet, mos ishim në panik. U kujtuam pas golit të dytë për të shënuar sërish. Pastaj ekipi hyri në stres dhe në momentin “jo”. E vërtetë që ndikuan edhe mungesat.
Kalendari? Ne maloret i kemi pasur në ulje dhe anasjelltas. Nuk e shoh në këtë prizëm që kemi kalendar të fortë, nuk ka asnjë skuadër që bën diferencën. S’kemi parë asnjë ndeshje që dikush ka dominuar dhe të kemi frikë për të luajtur me ta. Humbëm dy pikë sot, sepse kishim mundësi reale. Punuam që të ishim mirë në goditjet e tyre standarte.
Kishim lojtarë të improvizuar sot, na erdhi goli në goditjet e tilla. Për fat të keq.
Katonat, 21 të verdhë dhe 3 të kuq? Duhet të jemi të kujdesshëm, edhe vjet u ndëshkuam. Është një pikë që duhet të rregullohet. Ata më me eksperiencë të qetësohen për të qetësuar klimën edhe te të rinjtë”, tha Martini.