Teuta ka barazuar 0-0 sot ndaj Kukesit dhe ndoshta ka qene e pafat në shtëpi.Trajneri Edi Martini ndihet i keqardhur që skuadra e tij ashtu si me Skënderbeun edhe pse krijoi volum dhe raste të volitshme në këtë ndeshje, nuk mori tri pikët.

Pas ndeshjes, në prononcimin që ka dhënë për “Supersport”, Edi Martini ka pohuar: “Më vjen keq që përfundoi kështu, se e meritonim ta fitonim takimin. I mbajtëm në gjysmëfushën e tyre, na erdhën vetëm një herë në portë e na gjuajtën shtyllën. Në këto momente nuk na duhet loja po pikët se loja rregullohet, por na duhen pikët”.

“Me çdo kundërshtar mbajmë topin, qarkullojmë e bëjmë lojën tonë, nuk i përgjigjemi lojës së tyre. Kemi zotërim topi, presojmë lart e krijojmë raste, por edhe fati është pjesë e lojës.”

“Më vjen mirë për Vllazninë, por jam i fokusuar te ndeshjet e ekipit tim dhe kjo është e rëndësishme për mua. Mua më vjen keq që më ikën tri pikët. Si Kukësi, si çdo ekip, diferencat nuk janë shumë më të mëdha. Kjo është më shumë që më vjen keq”.

“Janë vetëm tri javët e para, por e kam thënë edhe më parë, që e rëndësishme është marrja e pikëve. Ne po luajmë e kontrollojmë lojën, më vjen keq se duhen pikët, djemtë luajtën mirë. Kemi ndeshje shumë shpejt dhe duhet të fokusohemi aty.

Aty ku trajnojmë e drejtojmë japim maksimumin, me Vllazninë është specifike për mua. Por do të bëjmë maksimumin për të fituar ndeshjen e do të bëjmë maksimumin për ta arritur”,-tha Edi Martini në fund të deklaratës./Vipsport/