E kishte paralajmeruar qe perpara finales me Vllaznine fitoren e ketij trofeu, teksa diten e ndeshjes kishte postuar nje foto me kupe ne dore, ndersa sot ka hedhur ne rrjetet sociale nje tjeter foto me nje tjeter kupe.

Trajneri shkodran Teutës, Edi Martini ka reaguar pas triumfit në Superkupën e Shqipërisë ndaj Vllaznisë.

Durrsakët mposhtën 3-0 Vllazninë me golat e Aleksit, Grudës dhe Plakut, ndërsa trajneri Martini fiton trofeun e katërt në karrierë.

Qysh pas uljes në stolin durrsak, në dhjetorin e 2019, Martini ia ka dalë të ngrejë katër trofe me “Djemtë e Detit”. Duket se shkodrani që mposhti në finale skuadrën e vendlindjes kërkon trofeun e pesët.

“E katërta, shpresoj dhe besoj tek e pesta. Si thoni ju?”, shkruan Martini në rrjetet sociale.