Trajneri Edi Martini nuk heq dorë nga merkato, aq më tepër tashmë që është dëmtuar edhe Renato Arapi, një shqetësim për teknikun shkodran të durrsakëve para startit të pjesës së dytë të garës:

“Normalisht që gjithçka ka shkuar mirë në këtë fazë përgatitore, lojtarët janë duke përballuar ngarkesat, por kemi një shqetësim të vogël siç edhe është dëmtimi i Arapit që shqetëson pak, – tha trajneri i Teutës në fjalët e para dhënë për “Rtshsport”.

Merkato

Ndërkohë, tekniku i Teutës shpreson që skuadra e tij të bëj edhe më mirë, e sidomos në merkato kur pret ende lojtarë cilësorë: “Emra nuk mund të jap, por të paktën dy afrime na duhen patjetër për synimet që ne kemi”.

Laçi

“Normalisht që koncentrimi do të jetë i madh edhe më shumë tashmë në kuadër të ndeshjes së parë zyrtare me Laçin.

Kemi punuar në aspektin tekniko-taktik dhe këtë javë që kemi në dispozicion deri në ndeshjen me Laçin, na duhet që të përgatisim sa më mirë sfidën e radhës, por edhe të jemi më kompakt në startin e pjesës së dytë të sezonit”, – tha në fund të prononcimit të tij, trajneri i Teutës, Edi Martini./vipsport/