Si çdo fillim-viti, nderrimi i fleteve te kalendarit shoqerohet me nderrimin e viteve edhe per nje nga emrat e shquar te futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Edi Martini.

Çdo date 2 janar ai feston diten e lindjes se tij dhe keshtu ndodh edhe sot kur feston 45 vjetorin e lindjes se tij. Nje pervjetor qe vjen kete here ne nje moment shume interesant per te.

Pas nje karriere te suksesshme si futbollist, duke filluar me Vllaznine e me pas ne Slloveni me Vevçe, ne Austri me Klagenfurt e per t’u kthyer tek Vllaznia, para se te kalonte tek Eitraht Frankfurt ne Gjermani. Nje karriere qe ka vijuar me pas me rikthimin per here te trete ne Shkoder.

Pasi ka lene sportin, Martini nisi karrieren e tij si trajner pikerisht tek Luftetari, me pas ne Laç, tek Vllaznia, Teuta e per ta mbyllur tek Luftetari ne vitin 2013. Pa permendur ketu edhe nje periudhe kur ka qene trajner i kombetares se minifutbollit.

Duhet thene se viti 2019 do te mbetet gjate ne kujtesen e Edit. Ne shkurt te ketij viti u nderua me titullin e larte “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikes Ilir Meta gjate ceremonise se festimeve et 100 vjetorit te klubit Vllaznia.

Ne dhjetor nderkohe i besuan drejtimin e Teutes dhe e ka nisur mbare me dy fitore ne dy ndeshjet e fundit te ketij viti. Tashme ka nisur nje vit tjeter, duke festuar sot 45 vjetorin e lindjes me familjaret e te dashurit e tij dhe per te vijuar me pas punen tek skuadra durrsake me te cilen ka synime ambicioze.

Ky duket se eshte momenti i rikthimit ne skene i Edi Martinit dhe ai duhet ta shfrytezoje ate si duhet. Gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe nje karriere sa me te sukseshme si trajner.
www.shkodrasport.com