Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka deklaruar se sot për skuadrën e tij ishte e rëndësishme të merrte pikë e jo të shihte për lojën e bukur. Ai argumentoi në “SuperSport” se gjëja e rëndësishme ishte që ekipi kaloi një moment të vështirë psikologjik.
“Është shumë fitore e rëndësishme, kënaqësi më e madhe, se vjen pas disa vuajtjeve, ndaj ekipit kampion, ndaj jam i lumtur,
Edhe para një jave, Teuta u dënua me penallti, kartonë të kuq, nuk dua të flas për arbitrat por është shumë e vështirë që të mos flasësh. Kur nuk ka rezultat ka pakënaqësi, mendoj se ishte një ndeshje e luftuar. Pavarësisht të kuqve që mori ekipi, dha zemrën në fushë, kjo më bën të besoj se ky ekip ka zemër, karakter e shpirt.
Për ne e rëndësishme sot nuk ishte loja, ishin pikët, fitore që duhej për moral. Dua të falënderoj Bledin për punën që ka bërë, më ka lënë një ekip mjaft të mirë. Puna jonë përveç anës emocionale e psikologjike me ekipin, kemi punuar shumë pak. Shpresoj që të realizojmë planet që kemi për të ardhmen.
Planet e të ardhmes është të marrim pikët me Flamurtarin se si Flamurtari, si Partizani janë 3 pikë. Beqja bëri gabim e na la në një moment kur duhej i Partizanit me të kuq. Por ata që kanë qenë futbollistë e kuptojnë se situata të tilla ndodhin, por të shohim në të ardhmen që të mos kemi më situata të tilla.
Gjendja ishte pak e trishtë, edhe largimi i trajnerit, edhe rezultatet ishin që ekipi nuk ishte në nivelin e duhur. Kam punuar krahas stërvitjes me çdo sportist, jam munduar të kuptoj se ccfarë nuk shkon te ata, që të liroj gjendjen psikologjike e ecëm mjaft mirë”, tha Martini. /vipspor/