Shqipëria ka fituar 0-1 me Hungarinë në Budapest për kualifikueset e Botërorit 2022. Në Puskas Arena kanë qenë kuqezinjtë që kanë dalë me kokën lartë falë një goli fantastik të talentit Broja. Vetëm 12 minuta në fushë, sulmuesi i Southampton ka vendosur gjithçka me një diagonale vrasëse, duke vendosur rekdord për Shqipërinë.
Kurrë në një fushatë eleminatore djemtë kuqezi nuk e kishin mbyllur me 15 pikë, teksa në këtë fazë kemi arritur këtë kuotë pikësh. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me tanët që për minuta të tëra kanë dominuar.
Uzuni ka falur disa herë portën e vendasve duke u ndalur nga portieri, teksa ky tri pikësh I ngjit kuqezinjtë në vendin e dytë sërish, por me 15 pikë, një më shumë se Polonia. Polakët janë mysafirë të Shqipërisë të martën në 20:45 në “Air Albania”.
Pas ndeshjes ka folur trajneri kuqezi, Edy Reja:
“Çfarë të kënaqi më shumë? Ne kemi kërkuar që të shënonim dhe dominonim qysh në fillim, duhet të bënim mirë që në fillim, ndoshta taktikisht nuk ishim mirë. E vështirë të luash kundër tyre sepse janë një skuadër fizike, nuk është e lehtë të fitosh këtu sepse janë skuadër e vështirë, jam I lumtur. Jemi në lojë për vendin e dytë dhe do kërkojmë mundësitë tona.
Ndryshime në formacion, Uzuni dhe Cekiçi, sa I kënaqur?
Jo vetëm këta, të gjithë lojtarët bënë mirë sepse kanë karakteristika të ndryshme. Cikalleshi u inpenjua, Uzuni po. Kishim tre raste të pastra dhe nuk duhet të vuanim kaq shumë. Sot doja lojtarë teknikisht, në kontrollin e topit. Doja që të kishim presion në sulm. Ia arritëm dhe ndeshjen e bëmë ne, ka ndryshuar mentaliteti. Mund ta sulmojmë kundërshtarin, kur jemi mirë ia dalim por konkretizimi duhet të ishte më shpejt.
Ne jemi të 66, Hungaria e 40 në FIFA. Ku arrin ky ekip?
Nuk e di, kjo skuadër më bind. Tani nuk ka nevojë të kemi mendjen e madhe, duhet të punojmë. Kemi Poloninë dhe Anglinë para, në këtë ekip ka ndryshuar mentaliteti dhe kjo është ajo që duhet. Ka një rritje të madhe, kjo pjekuri do na shërbejë. Ky ekip ka besim te aftësitë e veta, nuk duhet të fluturojmë por të sakrifikojmë”, tha Reja./newsport/