Ish-lojtari kampion i Partizanit, Edmond Dosti, I ftuar në emisionin “Pressing” preku disa tema të ndryshme. Në kohën kur luante futboll, Dosti mbante nofkën një lojtari të njohur të futbollit italian, Beppe Signorit.
“Është kënaqësi që të ta japin emrin Beppe Signori tifozët e skuadrës rivale, Tiranës”, tha fillimisht Dosti.
“Vllaznia ka bërë ekipin dhe stafin, të bukur. Janë profesionistë, kanë bërë blerjet e duhura dhe ka mentalitet gjerman që është injektuar nga trajneri.
E shikojnë që të tjerët kanë probleme dhe janë ekipi i vetëm që e nisin me presing dhe shënojnë shpejt. Gjithsesi ka edhe shumë ndeshje për t’u luajtur”.
Largimi i Gegës? “E njoh mirë Skënder gegën, nuk është nga ata që e lë luftën në mes. Më bën çudi dhe drejtori tha para disa javësh që do e shikoni Kukësin. Aty ka diçka tjetër. Kukësi nuk luajti keq. Skënderi është nga ata që lufton deri në fund shumë. Kur mendon se nuk ka më, dorëzon çelësat vetë”.