Tirana ka fituar sot 3-0 ndaj Flamurtarit dhe ka siguruar perfundimisht qendrimin ne Kategorine Superiore edhe per sezonin e ardhshem duke bere qe te jete Kastrioti skuadra qe do te bjere ne kategorine e pare.

Por kurrsesi qe qendrimi ne Superiore nuk mund te konsiderohet sukses per menyren si u ndertua kjo skuader dhe elementin qe kishte ajo ne perberje.

Duhet thene se nje nga elementet me cilesore te saj ka qene shkodrani Edon Hasani i cili ka shenuar edhe ne ndeshjen e sotme. Ky ka qene goli i tij i 13-te, nje shifer shume e konsiderueshme per nje mesfushor siç eshte ai.

Nje gje e tille e ka bere ate te ndjehet mire dhe kete gje shkodrani nuk ka hezituar ta permend shpesh ne te gjithe daljet e tij publike.

Edhe në Instagramin e tij zyrtar pas golit te sotem Hasani nuk ngurroi ta përsërisë këtë fakt, duke shkruar: “13 gola të bardhë si pastërtia e qiellit blu”, duke iu referuar dhe ngjyrave të Tiranës.