Tirana po kalon një moment të vështirë dhe kundër Partizanit në derbi, do të paraqitet me një trajner provizor duke qenë se pas largimi të Ahmatajt, drejtimin e skuadrës e mori Emanuel Egbo.
Egbo duhet të bëjë më të mirën me skuadrën bardheblu para një ndeshje kaq të vështirë ku shqetësojnë shumë edhe mungesat.Edon Hasani u largua i dëmtuar nga ndeshja me Kukësin dhe u duk se ka një problem serioz që në momentet e para.
Ish-trajneri Julian Ahmataj shprehte dëshirën për një rikthim të shpejtë dhe ta kishte gati që në derbi megjithatë Hasani nuk ia ka dalë duke qenë se dëmtimi në gju është më i rëndë seç mendohej.
Ai nuk do të luajë më për këtë vit, duke humbur në këtë mënyrë të gjitha ndeshjet e mbetura të fazës së dytë. Hasani do të rikthehet në fushë vetëm në muajin janar kur edhe të nisë gjysma e dytë e sezonit, teksa deri sa të rikthehet futbolli në vend, Hasani ka mundësi të riaftësohet plotësisht dhe të marrë kohën e nevojshme./vipsport/