HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdon HASANI mban 'peng' Tiranën para Vllaznisë, sot vendoset gjithçka për shkodranin

Edon HASANI mban ‘peng’ Tiranën para Vllaznisë, sot vendoset gjithçka për shkodranin

Edon Hasani ka shqetësuar stafin teknik të Tiranës. Mesfushori shkodran nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e javës së shkuar kundër Teutës dhe të shtunën rrezikon sërish takimin me Vllazninë.

26-vjeçari ka probleme në gju dhe dita e sotme do të jetë finale për të që të mësojë nëse do të mund të jetë ose jo në fushë. Stafi teknik dhe ai mjekesor po ben çmos per rikuperimin e tij megjithate ende nuk dihet saktesisht nese do te luaje.

Rezonanca magnetike do të përcaktojë shkallën e dëmtimit të lojtarit. Te Tirana shpresojnë që mesfushori të rikuperohet në kohë në mënyrë që të jetë në fushë në përballjen e vështirë ndaj Vllaznisë.

Siç dihet, Hasani ka qene me perpara edhe pjese e Vllaznise, me te cilen ne fakt nuk ka lene shume gjurme, nderkohe qe tek Tirana eshte kthyer ne pike referimi.

Kujtojmë që ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet të premte në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytet. Bardheblute i kane shkaktuar te pareh humbje ekipit shkodran ne kete kampionat dhe keta te fundit do te tentojne t’i kthejne reston atyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments