Pas një humbje të thellë me Anglinë, trajneri Edy Reja rikthehet të flasë në konferencën për shtyp. Do të jetë e fundit për këto eliminatore përpara një ndeshjeje pasi ajo ndaj Andorrës mbyll fazën e grupeve të eliminatoreve të Botërorit dhe për trajnerin Italian ka shumë rëndësi një fitore. Ai kërkon të harrohet disfata e fundit për ta mbyllur në vend të tretë në Grup që është gjithsesi një arritje.
Sa e vështirë ishte për të ngritur moralin pas humbjes?
“është e qartë që pas 5-0, morali nuk është i mire. Menduam se do të bënim më mire por duhet të marrim parasysh kë kishim përballë dhe Anglinë më të mire të të gjitha kohërave. Ndaj nesh ishin shumë agresivë dhe nuk na lane të bënim lojën tone. Tani e kemi arruaar, kemi folur me skuadrën dhe duam të bëjmë mirë. Andorra është ekip që paraqet rrezik, na bën të vuajmë dhe ne kemi detyrën për të bërë mire, të mos humbasim mendjen, Ne kemi bërë keq vetëm me Poloninë dhe duhet të mos hedhim poshtë atë që kemi bërë deri tani.”
Me mungesat e mëdha, do të jenë problem për sfidën me Andorrën?
“Kemi punuar në perspective me lojtarë e rinj që kemi në grup. Kemi mungesa mes dëmtimeve dhe skualifikimeve por duhet të shikojmë përpara dhe të marrim maksimumin nga ata që janë këtu. Do të luajnë shumë qenuk kanë luajtur kundër Anglisë. Do të jetë një skuader e re dhe duhet të gjejmë mënyrën e duhur pasi kemi një skuadër që mbyllet përpara. Duhet të kemi kokën dhe mentalitetin e duhur dhe të kemi durimin. Duhet të bëjmë ndeshje të mire dhe të bëjmë rezultat”.
Si është e verteta me çështjen Broja? Çfarë po ndodh me të?
“Ne e kemi lënë në shtëpi sepse kishte probleme me kaviljen. Ai dol inga fusha dhe kishte probleme, mori mjekimin dhe erdhi me ne, ishte pak më mire dhe shpresonim ta aktivizonim. Por na klubi kërkuan që ai të qëndronte për t’u kuruar dhe kaq, nuk ka probleme”.