Timis Bardis është lojtari më i ri i skuadrës së Egnatias. Lajmin e bën me dije klubi rrogozhinas që përmes një njofitmi në kanalin zyrtar lajmëron arritjen e marrëveshjes me mesfushorin.

Detaje të tjera s’bëhen të ditura, por lojtari grek ka qenë në tratativa edhe me Skënderbeun.

Por, sot është prezantuar me fanelën e Egnatias duke u bërë afrimi më i ri për organikën e trajnerit Gugash Magani.

24-vjeçari është aktivizuar në Greqi me disa skuadra, ndërsa tanimë do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në Kategorinë Superiore.

” Welcome Timis BARDIS! Mesfushori 24-vjeçar firmos për 2 sezone me KF Egnatia”, shkruhej në njoftimin e klubit rrogozhinas.