Tashmë është zyrtare, Filip Duranski, është afrimi më i ri në merkato i Egnatias. Mesfushori 30-vjeçar është prezantuar ditën e sotme nga klubi rrogozhinas, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Me afrimin e maqedonasit, Egnatia ka kompletuar merkaton e janarit.
Vlen të theksohet fakti se Duranski në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Slavias së Pragës dhe aktivizohet si mesfushor qendre. Së fundmi, 30-vjeçari ishte pjesë e Sevanit në kampionatin armen.
NJOFTIMI ZYRTAR:
KF Egnatia ka arritur të firmosi me mesfushorin 30 vjeçar Filip Duranski, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit.
Duranski luan si mesfushor qendre, vjen pas një aventure në Armeni tek Sevan ka provuar të luajë më parë ne skuadra si Sileks Rabotniçki e Slavia Prague.