Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia mund 2-1 Partizanin dhe merr kreun e renditjes

Egnatia mund 2-1 Partizanin dhe merr kreun e renditjes

Egnatia ka arritur një fitore 2-1 përballë Partizanit në javën e 17-të të “Abissnet Superiore” në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Në “Egnatia Arena”, skuadra rrogozhinase u tregua më e qartë në lojën e saj në minutat e para, ndërsa arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 41-të me anë të Buric. Pas pësimi të golit, të kuqtë u shfaqën më kërkues, por u përballën me një Dajsinani në formë.

Sfida u bë akoma më interesante kur rrogozhinasit mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të dhënë me VAR për Xhemajlin(ndërhyrje e gabuar ndaj Sembene).

Gjithsesi, kjo nuk e pengoi skuadrën e Tetovës të dyfishonte shifrat me anë të Ndrecës në fundin e takimit. Në minutat shtesë, Partizani ngushtoi diferencën me anë të Ogunleye, por pa arritur të shmangë humbjen.

Egnatia fiton 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vend të parë, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 23 pikëve në vend të 6-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments