Ditën e sotme, Egzon Shimaj është larguar zyrtarisht nga klubi i Vllaznisë. Mbrojtësi ka marrë letrat në klubin kuqeblu dhe tashmë, zyrtarisht është një futbollist i lirë, ku për të nuk ka munguar edhe interesi nga ekipet e tjera.

Kështu, “Shkodra Sport” ka mësuar se për futbollistin shkodran ka pasur oferta nga klubet e Bylisit, Lushnjës dhe Vorës. Megjithatë, pista më e afërt duket se është skuadra e Lirisë së Prizrenit, e cila u ngjit së fundmi në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi ka patur bisedime me këtë klub dhe gjasat janë që karriera e tij të vazhdojë aty. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë dhe zbuluar në ditët në vijim.

Sezonin e kaluar, Shimaj ishte kapiten i ekipit të Vllaznisë U-21. Megjithatë, duke mos pasur hapësira tek ekipi i parë, ai ka vendosur të largohet dhe gjasat janë që karrierat e tij të vazhdojë tek Liria e Prizrenit në Superligën e Kosovës.
Maringlen ZHIVANI