“Djelmnia shkodrane” eshte ne fushen e stervitjes çdo dite. Trajneret e te gjitheve ekipeve te ketij klubi sportiv, bashke me futbollistet e tyre po sfidojne temperaturat e larta dhe si rrjedhoje vijojne punen e tyre pa u ndalur.

Nderkohe, kjo periudhe po sherben edhe per permiresimin e kushteve te stervitjes teksa punonjesit e terrenit sportiv qe ky klub ka ne perdorim po bejne me te miren e mundshme per ta kthyer ate ne gjendje sa me optimale.

Per momentin te gjithe duken te kenaqur dhe si rrjedhoje puna vazhdon pa u ndalur. Administrori i ketij klubi Fatmir Marku ben te ditur per “Shkodra Sport” se “FC Djelmnia Shkodrane 2017 vazhdon stervitjen pa nderprerje me të gjitha grupmoshat gjate gjithe verës”.

Kjo ne fakt eshte diçka shume pozitive sepse perpos seancave stervitje, kjo periudhe po sherben edhe si relaks sepse perpos futbollit, po ushtron edhe lloje te tjera sportesh duke e bere edhe me atraktiv procesin stervitor.

Kujtojme qe “Djelmnia shkodrane” eshte nje nga klubet me serioze ne Zonen e Shkodres, i cili i kushton shume rendesi rritjes cilesore te futbollisteve, me synim dergimin e tyre jashte vendit, proces qe prej disa kohesh eshte prezent me ta./SHKODRA-SPORT.COM/