Java e 8-te te kampionateve te Kategorise Superiore per moshat, ka dhuruar dy fitore per ekipet e KF Shkodra, ato te U17 dhe U19, fitore qe jane siguruar ne transferten e veshtire te Laçit kunder ekipeve respektive te tij.
Ndeshja e 17 vjeçareve te ketyre ekipeve ka nisur me gol per laçianet qe kane shenuar ne minuten e 4-te me ane te Xekes dhe u duk se ndeshja do te fliste per ta, por nuk do te ndodhte keshtu.
KF Shkodra ka barazuar me futbollistin Arsed Hoxhaj ne ’31 ndersa dy minuta para fundit te pjeses se pare, Erind Bajrami do te shenonte golin e dyte per te duke e mbyllur kete pjese ne shifrat 2-1.
Ne te dyten do te ishte serish Bajrami qe do te shenonte golin e trete dhe me pas edhe Denis Roshullaku te katertin dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te mbyllej me fitoren 4-1 te ekipit shkodran. Me kete fitore, ai eshte ngjitue ne kuoten e 12 pikeve dhe per momentin mban vendin e katert ne renditje.
Edhe Shkodra U19 e ka fituar ndeshjen e saj te luajtur ne fushen e veshtire te Laçit, por me rezultatin 2-0. Golat per te jane shenuar nga i njejti futbollist, Emiliano Mehmetaj ne minutat 59 dhe 85.
Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 9 pikeve dhe bashke me Laçin e Shenkollin ndajne vendet 5-7 te renditjes se kampionatit te kesaj grupmoshe./SHKODRA-SPORT.COM/