✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”
Ekipi i notit i Vllaznisë për femra ka zënë vendin e dytë në Kupën “Pavarësia” që u organizua fundjavën e shkuar në Tiranë nga Federata Shqiptare e Notit. Paraqitja e notareeve shkodrane në kategorinë “OPEN” ka qenë shumë e mirë dhe nuk kanë munguar as rezultatet në aspektin individual.
Ashtu siç kemi përmendur, për t’u vlerësuar është rekordi kombëtar i vendosur nga sportisti Joel Golemi në garën e 400 metrave stil i lirë për grupmoshën 9-10 vjeç. Po ashtu Viki Tafrruku ka zënë vendin e dytë si sportistja më e mirë femër e aktivitetit. Njëkohësisht Alessandro Hyso është renditur i dyti si sportisti më i mirë i aktivitetit ndër meshkujt.
Viki Tafrruku fitoi gjithashtu vende të para në disiplinat 400 metër stil i lirë dhe 100 metër katërnotim, vende të dyta në 100 dhe 200 metër stil i lirë. Alessandro Hyso fitoi vende të para në disiplinat e 50 metër shpinë dhe 50 metër stil i lirë, vende të dyta në 50 metër delfi dhe 50 meteër bretkosë.
Vittoria Hyso fitoi vend të parë në disiplinat e 50 metër stil i lirë , 100 dhe 200 metër shpinë dhe vend të dytë në disiplinën 50 metër shpinë. Në stafetat femra vende te dyta ne 4 x 50 stil i lire ( Viki Tafrruku, Vittoria Hyso, Klea Dedi, Herta Mimaj) dhe 4 x 50 Mix (Klea Dedi, Frederika Rrotani, Vittoria Hyso, Melodi Mimaj).








