AF Elbasani siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë. Në qytet është rikthyer entuziasmi për futbollin dhe të gjithë presin që skuadra të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar.

Drejtuesit e rinj kanë një projekt serioz dhe tepër ambicioz, teksa po punojnë për të përforcuar sa më shumë skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede. Megjithatë, së fundmi pas Edon Hasanit, AF Elbasani po synon edhe një tjetër mesfushor shkodran, i cili është një emër i njohur i futbollit shqiptar.

“Shkodra Sport” ka mësuar se verdheblutë po bisedojnë me Abaz Karakaçin, mesfushorin shkatërrues shkodran. Ky futbollist ka një eksperiencë të madhe mbi supe dhe ndoshta mund të japë kontributin e tij për rikthimin e AF Elbasani aty ku e meriton të jetë, në Superiore.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë se Karakaçi është një futbollist që i njeh çdo cep të kampionatit shqiptar, ka pasur bisedime edhe me ekipe të tjera në Superiore, por mesa duket pista kryesore për të për momentin është AF Elbasani.

Kujtojmë se, mesfushori shkodran Abaz Karakaçi u largua nga Kastrioti së fundmi dhe drejtuesit e AF Elbasanit, të cilët nuk po përmbahen në këtë merkato, po e synojnë këtë futbollist që ta kenë në gjirin e tyre, me objektivin e vetëm që është rikthimi në Superiore.
Maringlen ZHIVANI