Terbuni i Pukes do te nise nga Shkodra pasditen e se henes pergatitjet per sezonin e ri. Kryebashkiaku- president Rrok Dodaj ka bere te ditur se do te jete nje sezon ku kjo skuader do te kete nje qellim te vetem: Rikthimin ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.
Pasditen e se henes njekohesisht do te behet edhe prezantimi i skuadres dhe i stafit teknik. Ne fakt emri i “timonierit” te ri ka qene nje enigem por gazeta “Shkodra Sport” e ka zbuluar se fundi ate.
Drejtuesit e klubit kane perzgjedhur Altin Xhahysen si trajner te Terbunit per sezonin e ri. Gazeta meson se me kete trajner eshte mbyllur gjithçka sa i takon kushteve te kontrates dhe te henen ai do te nise punen me ekipin.
Ne fakt, Terbuni nuk eshte “i panjohur” per ish- futbollistin e Vllaznise. Kjo sepse ne sezonin 2010-2011 e ka drejtuar kete skuader dhe tashme do te rikthehet per here te dyte ne krye te saj./SHKODRA-SPORT.COM/