Ka luajtur vetem pak muaj ne Shkoder, megjithate ka lene gjurme. Me golat e tij i dha nje kualifikim ne turin e dyte Vllaznise pikerisht ndaj nje ekipi si ai i Zagrebit, por me pas, per arsye demtimi u detyrua te largohej.

E kemi fjalen per ish- futbollistin gjirokastrit Arlind Nora. Ai edhe sot pas me teper 13 vitesh qe eshte larguar nga ky qytet, ruan ende mbresa te medha per te. Ka pranuar te flase per “Shkodra Sport” dhe ne intervisten e tij dhene gazetarit Andi Gjurgjej, flet me superlativa per Vllaznine.

Sipas tij ky qytet nuk ka nevoje te marre braziliane nga lagjet e Greqise apo futbolliste te tjere te huaj e te rendomte sepse prodhon shume lojtare te rinj. Ai po ashtu, ka folur per Vllaznine aktuale, per te cilen ka thene se ajo e ka fituar kampionatin e saj. Ja intervista e tij dhene per gazeten tone:

– Arlind, a mund te na flisni pak per Vllaznine e ketij sezoni qe po drejtohet nga gjermani Thomas Brdaric? C’opinion keni per kete ekip?

Vllaznia eshte suprize kete sezon dhe mendoj se ka marre maksimumin e mundshem te kampionatit. Nuk eshte pak te vish nga nje katergori me poshte dhe te jesh ne krye te renditjes per kaq jave. Vllaznia nuk duhet te kete presion se cfare do te ndodhe ne javet e mbetura. Ajo tashme e ka fituar kampionatin e saj.


– Vllaznia u rikthye serish tek fitorja pasi mundi Kastriotin ne transferte e duke thyer ngercin qe e kishte kapur ne ndeshjet e fundit. Besoni se kjo fitore do kete ndikim pozitiv per ndeshjet e ardhshme?

Fitorja me Kastriotin besoj mund t’a ndryshoje renditjen por Vllaznia duhet te tregoje dhe javet ne vazhdim te njejten gjendje dhe te besoje te fitoret. I adhuroj ekipet qe me lojtare te rinj arrijne te kapin majat.

– Tashme Vllaznia eshte pozicionuar serish ne vend te pare duke kryesuar me 1 pike me shume se Laçi dhe 2 pike me shume se Partizani e Teuta. Sipas jush, do jete ne gjendje ekipi shkodran te mbaje vendin e pare deri ne fund te kampionatit?

Mendoj qe ky kampionat do jete shume i veshtire. Laçi ka kaq vite qe punon per kete dite po ashtu dhe Partizani e Teuta jane ekipe te forta. Mendoj qe gara per titull do te jete e hapur deri ne fund, por i vetmi problem qe mund te kete Vllaznia eshte presioni qe mund te kete per te mbajtur vendin e pare pasi ekipin e ka shume te mire dhe ben lojera te bukura.

– Jeni optimist se Vllaznia kete vit e ka forcen e potencialin per te patur sukses ne kampionat dhe kupe?

Vllaznia duhet te luaje ne kupe e kampionat njesoj e te marre maksimumin. Une kam vetem nje vrejtje per ata qe drejtojne futbollin ne Shkoder. Te besojne te djemte shkodran e mos t’i lejne te ikin neper ekipe te tjera dhe kur shkelqejne mundohen t’i kthejne serish.

Vllaznia mund te jete ekipi i vetem ne Shqiperi qe nuk ka nevoje per blerje pasi ka shume djeme shkrodran qe luajne me mire se nje brazilian qe ka luajtur neper lagjet e Greqise apo dikush tjeter. Kjo vlen dhe per trajnerat dhe mendoj qe Brdaric nuk e njeh kampionatin shqiptar dhe gjithe punen aty e ka bere Elvis Plori dhe Safet Osja. Ky eshte mendimi im.

– Le te kthehemi paksa ne kohe, ju ne vitin 2007 keni qene pjese e Vllaznise madje keni shenuar dhe gola te rendesishem ne Kupat e Europes. Cfare kujtoni nga ajo kohe?

Viti 2007 ka qene periudhe e bukur dhe e paharruar per mua pasi kam shenuar 2 golat ndaj Zagrebit. Une kalova nje periudhe shume te mire ne Shkoder por me pas demtimet e shumta mu kthyen ne makth, por lojtare si ata qe kam luajtur te Vllaznia veshtire se i vijne me Shkodres dhe Shqiperise, lojtare si Sinani, Osja, Lici, Sukaj, Kaci, Belisha, Grima etj.

– Keni qendruar 6 muaj ne Shkoder dhe me pas u larguat. Na flisni pak per kujtimet qe keni me kete ekip dhe a i ruani akoma ato ne memorjen tuaj?

Une mbaj mend nga ai qytet qe jeton per futbollin dhe e do futbollin marrezisht. Une jetoja ne Shkoder dhe sa here dilja per kafe apo per stervitje te gjithe te ndalonin ne rruge e te pyesnin per futboll. Kam kujtime te bukura nga Shkodra.


– Se fundmi, u bene pak vite qe jeni terhequr nga futbolli. Me se merreni tani dhe cili eshte aktiviteti juaj?

Kam nje biznes privat dhe jam larg futbollit per momentin. Nuk e shikoj veten brenda tij per momentin.