Sulmuesit brazilian Victor da Silva i ka perfunduar kontrate dyvjeçare qe ka patur me Vllaznine dhe per momentin ai ndodhet me pushime ne Spanje, por kuptohet qe jo pak ekipe duan ta kene ne planet e tyre.

Ne Shkoder duket se kane nder mend t’i ofrojne nje kontrate te re. Te pakten keshtu thuhet nga burime prane kesaj skuadre. Nderkohe, po ashtu eshte folur qe per kete futbollist ka shfaqur interes edhe ekipi i Partizanit.

Per te mesuar diçka me shume ne lidhje me te ardhmen e Da Silves, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar diten e sotme me menaxherin e lojtarit i cili ka dhene nje pergjigje te shkurter per te ardhmen e tij:

“Mund te konfirmoj vetem faktin qe per Da Silven ka nje oferte nga Arabia Saudite”. Vetem kaq, por pa sqaruar me shume nese do te diskutojne me shume per kete oferte, apo do prese te mesoje edhe ofertat qe do te marre nga Shqiperia.

Victor Da Silva eshte nje lojtar me te dhena shume te mira dhe jo me kot ne fillimet e karrieres se tij ne Europe i ka patur ne Seria A, nderkohe qe te Vllaznia pergjithesisht ka treguar klas, pavaresisht se nuk ka patur vazhdimesi./SHKODRA=SPORT.COM/