Vllaznia i ka bere nje start te mbare kampionatit duke fituar mbremjen e sotme me rezultatin 3-1 ndaj Kukesit ne stadiumin “Loro Boriçi”, fale golave te shenuar nga Stojanoviç, Balaj dhe Boshnjaku.
Ky trepikesh i pare padyshim qe do ta ndihmoje skuadren shkodrane per ecurine e metejshme ne kampionat teksa ne pamje te pare ka edhe nje kalendar te favorshem sepse ne javen e dyte do te luaje ne transferte me ekipin e Erzenit.
Gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se takimi Erzeni- Vllaznia do te jete ai qe do te hape javen e dyte te “Abissnet Superiore”. Ai do te luhet diten e premte me date 1 shtator ne oren 16:00 ne stadiumin e Rrogozhines.
Siç eshte bere e ditur, shijakasit kete sezon kane zgjedhur “Egnatia Arena” si shtepine e tyre dhe Vllaznia padiskutim qe do te udhetoje me objektivin e qarte per ta fituar edhe kete ndeshje te dyte dhe per te pritur pastaj disi me e qete sfiden e javes se trete ne Shkoder ndaj Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/