Një nga lojtarët më të mirë në sezonin e fundit për Vllazninë ka qenë mbrojtësi rumun Dan Gelu Ignat. Ai tashmë ka lënë Shkodrën dhe me shumë të ngjarë nuk do të kthehet më aty.

Në një intervistë për “Shkodra Sport” nga Rumania, thotë se ka dëshirë të nisë një eksperiencë të re në një vend tjetër. Dan është 32 vjeç por nuk ka ndër mend të ndalet. Megjithatë, largimi nga Shkodra dhe Shqipëria ka ndodhur me një “happy end” mes dhe mbrojtësi me shumë eksperiencë ka marrë me vete përshtypjet më të mira për vendin tonë. Këto i thotë edhe në intervistën e mëposhtme:

– Dan shumë i gëzuar për golin në finale por në fund erdhi humbja?

– Nuk e mendoja atë humbje dhe kisha dëshirë shumë të madhe që të shpallesha kampion. E kam thënë se një ndër gabimet tona në këtë finale ishte ndoshta ngaqë bëmë një lojë mbrojtëse. Sa për golin, ai pati një dedikim të veçantë, pikërisht për gruan time sepse atë ditë ajo kishte ditëlindjen dhe ia dedikova asaj.

– Cilat kanë qenë impresionet tuaja për Shkodrën dhe Shqipërinë në këto muaj që qëndruat këty?

– Më ka bërë shumë përshtypje se njerëzit ishin shumë të sjellshëm dhe të respektueshëm ndaj të huajve. Po ashtu kam konstatuar se futbolli ka qenë shumë i dashur për njerëzit në Shkodër dhe po ashtu edhe në klubin Vllaznia.

– Do të dëshironit një rikthim sërish tek Vllaznia?

– Të shohim, por, por unë kam nevojë për një eksperiencë të re.

– Në Rumani?

– Jo, jo, unë nuk do të luajë në Rumani.

– Po ku?

– Unë dua një eksperiencë të re.

– Si do ta konsideroni sezonin tuaj me Vllazninë?

– Ka qenë një sezon i mirë por jo ekselent. Në mund të bënim më tepër.

– Kush është miku më i mirë që ke lënë në Shkodër?

– Gurishta.

Për çfarë ju vjen keq që nuk realizuat gjatë qëndrimit tuaj në Shkodër?

– Që tifozët nuk erdhën në një numër më të madh në stadium për të na mbështetur.

– Së fundi, të të them mirë u takofshim sërish në Shkodër apo mirupafshim?

– Me gjithë respektin për Vllazninë dhe Shkodrën, është koha të them…FALEMINDERIT!
© shkodrasport.com