Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREEKSKLUZIVE/ Ish-futbollisti i Vllaznisë largohet nga drejtimi i klubit të Kategorisë së...

EKSKLUZIVE/ Ish-futbollisti i Vllaznisë largohet nga drejtimi i klubit të Kategorisë së Parë

Nga Maringlen ZHIVANI

Është mbyllur këtu eksperienca e Dritan Smajlit në drejtimin e skuadrës së Ilirisë së Fushë-Krujës në Kategorinë e Parë. Trajneri i afruar në mesin e sezonit të kaluar, i cili arriti ta ngjitë Ilirinë në Kategorinë e Parë, tashmë ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin në fjalë, i cili fundjavën e kaluar pësoi humbjen e rradhës në ndeshjen kundër Besës.

Humbja në fjalë ka zbritur Ilirinë në vendin e tetë në renditje me 22-pikë pas 17-javësh kampionat. Vendimi për t’u larguar është marrë nga të dy palët në bashkëpunim njëri me tjetrin, me Dritan Smajlin i cili ka konfirmuar zyrtarisht për “Shkodra Sport” se e ka mbyllur kapitullin e tij me Ilirinë.

Në fund, Smajli kishte edhe një falënderim maksimal për presidentin Nazmi Selmani dhe familjen e tij, por edhe për klubin dhe tifozët e Ilirisë së Fushë-Krujës.

“Pas një periudhe bashkëpunimi me Ilirinë e Fushë-Krujës, kemi vendosur me mirëkuptim të ndërsjellë të mbyllim këtë kapitull. Falënderoj presidentin Nazmi Selmani dhe familjen e tij për korrektësinë dhe mbështetjen, po ashtu stafin, lojtarët dhe tifozët për respektin e treguar. Iliria do të mbetet një eksperiencë pozitive në karrierën time dhe i uroj klubit vetëm suksese në vazhdim”,-mbylli Dritan Smajli në komunikimin me “Shkodra Sport”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments