✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Talenti shkodran Kevin Zefi duket se do të jetë afrimi i parë i Vllaznisë në merkaton e janarit. Prej disa javësh, ai është parë duke u stërvitur me ekipin kuqeblu dhe nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se e ardhmja e tij me të gjitha gjasat do të jetë me klubin shkodran.
Zefi aktualisht është pa skuadër dhe mund të firmosë me kuqeblutë, që ndodhen në një formë mjaft të mirë këtë sezon. Sulmuesi shkodran ka afro dy javë që stërvitet me Vllazninë, por mungesa e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm, ka bërë që ardhja e tij në Shkodër të jetë paksa në hije.
Një kalim te Vllaznia do të kishte vlera të veçanta për futbollistin, pasi vetë Zefi është me origjinë nga Shkodra dhe do të luante për herë të parë me klubin e qytetit të tij.
20-vjeçari ka qenë pjesë e Interit të Milanos Primavera, ndërsa më parë është aktivizuar edhe me Shamrock Rovers në Irlandë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”
Data e publikimit: [06/11/2025]







