Pas gati 3 muajsh largimi nga Vllaznia, Ismael Dunga është rikthyer të flasë për këtë përvojë por edhe për atë se çfarë ka gjetur në Japoni me klubin e tij të ri Sagan Tosu.
Në një intervistë ekskluzive dhënë për “Shkodra Sport”, sulmuesi kenian ndër të tjera ka folur edhe për arsyet e largimit nga Shqipëria, ku përpos ofertës më të mirë financiare nga klubi japonez, ai nxjerr në pah edhe problemet e futbollit tonë, kryesisht atë të vonesës së rrogave. Për më shumë, lexoni intervistën e dhënë për gazetarin Andi Gjurgjej:
-Ismael, para dy ditesh arritet te benit debutimin tuaj zyrtar ne Japoni me ekipin e Sagan Tosu. Si po shkon kjo aventure e re?
Mendoj se gjithçka është në rregull këtu dhe unë luajta ndeshjen time të parë zyrtare para dy ditësh. Më duhet edhe pak kohë të adaptohem me ekipin tim të ri. Stërvitem prej gati 4 muajsh me të dhe kjo periudhë kaq e zgjatur pa ndeshje si rrjedhojë e situatës së krijuar nga covid-19, më ka shërbyer për mirë.
-Eshte hera e pare qe luani ne nje vend aziatik. Si e shihni veten ne futbollin e ketij vendi?
Futbolli aziatik për mua është shumë i mirë duke e krahasuar me Shqipërinë. Ka një ndryshim të madh sepse janë këtu janë më profesionistë. Ndryshe nga Shqipëria ku rrogat vonohen për t’u paguar, këtu gjithçka është shumë korrekte.
-Do vazhdoni te qendroni per shume kohe aty? Si jane planet tuaja?
Japonia është vërtetë pak larg, por planet e mia janë për të qëndruar pak gjatë këtu nëse gjërat shkojnë mirë. Nuk mund të them se e gjeta vonë këtë vend, por përpiqem të shoh se çfarë do të ndodhë më pas.
-Ne te ardhmen do jete serish Shqiperia pikenisja e karrieres tuaj?
Të luash futboll përsëri në Shqipëri nuk është diçka në mendimet e mia dhe nëse një ditë vendos të luaj përsëri futboll në Shqipëri, do të ketë vetëm një ekip për të cilin mund të luaj, është skuadra e fundit me të cilën luajta para se të vija këtu. Disa nga këto klube në Shqipëri, në Tiranë nuk paguajnë pagat për lojtarët dhe ky nuk është futboll profesionist, por këto gjëra nuk do t’i gjeni këtu në Japoni. Klubet janë shumë më profesioniste.
-I kthehemi paksa se shkuares, pse vendoset te largoheni nga Shqiperia dhe pikerisht nga Vllaznia?
Unë vendosa të largohem nga ekipi sepse kisha mundësinë ta bëja këtë gjë dhe kuptohet që kjo është diçka që unë kam qenë duke pritur për një kohë të gjatë. Të jem i sinqertë, kam vuajtur shumë në Shqipëri kur qëndrova gjashtë muaj i dëmtuar dhe u detyrova të shkoj në Turqi për t’u rikuperuar.
Si rrjedhojë, kur më erdhi kjo mundësi për të shkuar në Japoni, nuk u mendova dy herë.
-Kjo ishte zgjedhja juaj personale apo e drejtuesve te klubit?
Klubi im aktual bleu kartonin dhe unë isha dakord me këtë lëvizje, por edhe për klubin ishte një mundësi e mirë që të fitonte para, prandaj e konsideroj një lëvizje të mirë për të dy palët.
-Keni luajtur 7 ndeshje me Vllaznine ku dhe keni shenuar 4 gola. Te ka mbetur peng qe nuk arritet ta mbyllnit kete sezon me ekipin e Vllaznise?
Nuk mund ta mbaroja sezonin me Vllaznia sepse mora ofertën nga klubi japonez, kështu që u largova nga klubi shkodran.
-Diçka të fundit, vazhdoni ta ndiqni Vllaznine edhe pas largimit?
Po e ndjek në çdo ndeshje dhe i uroj një mbyllje të mirë të sezonit.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ