Ka luajtur nje sezon e gjysem ne Shkoder dhe pergjithesisht ka lene nje pershtypje te mire. U largua veren e vitit te kaluar, por sulmuesi brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior ka lene te hapur mundesine e rikthimit te Vllaznia serish ne te ardhmen.
Aktualisht eshte pjese e ekipit Keshla ne Azerbajxhan me te cilen gjate ketij kampionati ka qene ne fushe duke luajtur ne 19 ndeshje me kete skuader dhe duke shenuar 1 gol e dhene 1 asist.
Shifra keto jo shume optimiste per nje sulmues, çka te ben te mendosh se Junior sezonin e tij me te mire e ka patur ne Shqiperi me Vllaznine dy sezone me pare kur ajo ishte ne kategori te pare kur shenoi 12 gola. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe braziliani 26 vjeçar le te hapur mundesine per t’u kthyer serish nje dite ne Shkoder.
Nje gje te tille ai e ka shprehur gjate nje interviste te zhvilluar me gazetarin Andi Gjurgjej dhe ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport” Silvio Rodrigues Pereira Junior thote se “kam nder mend te kthehem ne te ardhmen te Vllaznia”. Per me teper, lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:
– Silvio, si fillim na tregoni pak per aventuren tuaj te re ne Azerbajxhan me ekipin e Keshlas? Si po shkon ajo?
Nje pervoje e re ne nje qytet shume te bukur. Kjo me pelqen.
– Ishte e veshtire per ju pershtatja me ekipin tuaj te ri?
Besoj se gjithçka kërkon kohë. Unë jam akoma duke u adaptuar me ekipin dhe kam akoma shumë për te bere.
– Do vazhdoni te qendroni per shume kohe aty? Si jane planet tuaja?
Unë kam një kontratë deri në maj. Deri atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë.
– Pse vendoset te largoheni nga Shqiperia dhe pikerisht nga Vllaznia? Çfare ndikoi ne zgjedhjen tende?
Unë në marrëveshje me klubin vendosa që më mirë të largohesha në atë moment. Kishte shumë probleme dhe nje nder to ishin pagesat. Problemet ndikuan në vendimin tim.
– Ne Shkoder ju mbajne mend sepse para 2 sezonesh keni spikatur me golat qe keni shenuar dhe duke ndihmuar Vllaznine qe te ngjitej serish ne Superlige. Çfare mban mend nga ajo kohe?
Ajo ishte një kohë e shkëlqyer për karrierën time. Unë kam një dashuri të veçantë për ngjyrat e Vllaznise. Qëllimi i klubit ishte rikthimi mes skuadrave me te mira. Jam i lumtur që kam një pjesmarrje të shkëlqyer në ate faze.
– Nese ne te ardhmen do t’iu behej serish nje oferte nga Vllaznia do riktheheshit ne Shkoder?
Sigurisht që kam shumë dashuri dhe respekt për Shkodrën dhe Vllazninë. Kam ndërmend të kthehem në të ardhmen.
– Momentalisht e ndjek kampionatin shqiptar?
Po, unë shikoj ndeshje sa herë që mundem dhe duke shpresuar se Vllaznia mund të jetë kampione në këtë sezon.
– Vllaznia po kryeson tabelen e klasifikimit dhe gara eshte bere e forte per fitimin e titullit kampion. Opinioni juaj?
Vllaznia është ekip i mirë. Ajo është në vend të parë dhe kjo tregon forcën qe ka dhe punën e mirë që po bëhet.
– Besoni se Vllaznia do dale triumfuese ne fund te sezonit?
Sigurisht qe besoj.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ