Vite me pare u krijua ekipi “Rozafa” jo per te konkurruar Vllaznine, por si nje alternative tjeter per boksin shqiptar. Me kalimin e viteve, ky ekip nuk funksionoi ashtu si duhet, thjesht me ndonje pjesmarrje me tek- tuk ndonje boksier.

Por nderkohe, prej pak kohesh ne Shkoder ka lindur nje tjeter alternative, nje tjeter ekip boksi. Behet fjale per “North Boxing Albania”. Ai eshte krijuar nga vellezerit Klaudio dhe Emiliano Çekini, ne bashkepunim edhe me dashamires te tjere te ketij sporti.

Lajmi behet i ditur ekskluzivisht per gazeten “Shkodra Sport” nga njeri prej themeluesve, ish- boksieri i Vllaznise Emiliano Çekini i cili do te shprehej: “Ky ekip lindi si nje alternative ndryshe per boksin shkodran dhe ate shqiptar. Tashme kemi nisur procesin e rregjistrimit te shoqates ne Gjykate dhe me pas do te rregjistrohemi si anetare me te drejta te plota edhe ne Federaten Shqiptare te Boksit.

Por nderkohe, kemi siguruar edhe nje palester per stervitje, palester e cila ndodhet prane fushes sportive “Reshit Rusi”. Aktualisht jane rreth 15 boksiere qe sterviten çdo dite nen drejtimin e trajnerit Klaudio Çekini. Jemi te bindur se do te bejme gjera te bukura”.

Kujtojme qe deri para pak kohesh Klaudio Çekini ka qene trajner i ekipit te te rinjve te Vllaznise dhe njekohesisht edhe pjese e stafit te ekipeve kombetare te moshave. Tashme me “North Boxing Albania” do te mundohet bashke edhe me koleget e tij te bejne diçka te bukur per boksin shkodran dhe ate shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/