Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Mbrojtësi shkodran pranë rikthimit, gati firma me një ekip të Superligës

EKSKLUZIVE/ Mbrojtësi shkodran pranë rikthimit, gati firma me një ekip të Superligës

Zërat dhe lëvizjet e futbollistëve në këtë muaj zënë thuajse çdo lajm sportiv. Patjetër që në mbarë Europën ka blerje dhe shitje të futbollistëve.

Duket se edhe një futbollist shkodran po përgatit rikthimin e tij në Superligën shqiptare të futbollit. Fjala është për Elmir Lekaj.

“Shkodra Sport” mëson në mënyrë ekskluzive se 21-vjeçari është shumë pranë rikthimit në kampionatin tonë. Mbrojtësi i djathtë në pjesën e parë të sezonit është aktivizuar në Maltë tek Rabat Ajax. Tashmë duket se ai është shumë pranë kthimit në kampionatin tonë.

Për momentin emri i skuadrës nuk bëhet i ditur pasi marrëveshja është në detajet e fundit.

E sigurt është se ish-mbrojtësi i Vllaznisë apo edhe Arbërisë në Superligën e Kosovës do jetë në pjesën e dytë të sezonit në Superligë.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments