Eraldo Deda është shumë pranë firmës me AF Elbasanin. Kështu, nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport”, mesfushori i talentuar shkodran, i cili është prodhim i Akademisë Vllaznia, është shumë afër firmës me verdheblutë, me të cilët ka gjetur dakordësinë për sezonin e ri.

Në garë për Dedën ishin edhe ekipe të tjera të Kategorisë së Parë, por AF Elbasani ka arritur që ta bindë mesfushorin shkodran që ta ketë në gjirin e vet. Tashmë, Deda është një përforcim shumë i rëndësishëm për organikën e trajnerit Nevil Dede, i cili në krye të AF Elbasanit, synon ngjitjen në Abissnet Superiore.

Në kampionatin e fundit, shkodrani u aktivizua në 22-ndeshje dhe shënoi edhe dy gola. Kujtojmë këtu se, mesfushori i talentuar shkodran është prodhim i Akademisë Vllaznia.

Ky sezon si pjesë e Orikut në Kategorinë e Parë ishte aventura e parë për Eraldo Dedën në Kategorinë e Parë, pasi më parë ka luajtur vetëm për Vllazninë dhe ekipin kuqeblu të 21-vjeçarëve. Tashmë, me interes pritet për t’u parë se si do të vijojë aventura e tij tek ekipi i ri, AF Elbasani po në Kategorinë e Parë.
Maringlen ZHIVANI