Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Skuadra e Tiranës duket se e ka marrë shumë seriozisht gjysmën e dytë të sezonit dhe si rrjedhojë drejtuesit e saj po bëjnë të gjitha përpjekjet për të plotësuar ekipin me lojtarët e duhur.
Ditën e sotme ato kanë prezantuar sulmuesin Redon Xhixha i cili rikthehet tek kjo skuadër, e po ashtu edhe portierin Klajdi Kuka i cili ka qenë së fundi pjesë e ekipit të Egnatias.
Por merkatoja e bardhebluve nuk do të ndalet këtu. Tirana është shumë pranë marrëveshjes edhe me ish-mesfushorin e Kombëtares, Endri Çekiçi.
Ky i fundit ka qenë pjesë e të njëjtit ekip me Xhixhën në Algjeri. Endri Çekiçi pritet të martohet këtë verë me moderatoren Megi Pojani, ndaj po e mendon seriozisht rikthimin në Shqipëri.


