Fundjava do te rezervoje dy ndeshje ne stadiumin “Loro Boriçi” ne kuadrin e javes se shtate te “Abissnet Superiore”.
Siç dihet, te shtunen ne oren 16.45 ne kete impiant sportiv do te luhet takimi me i rendesishem i kesaj jave, ai ne mes Vllaznise dhe Tiranes.
Por “Shkodra Sport” ekskluzivisht meson se nje dite me pas, po aty do te luhet edhe nje ndeshje tjeter, ajo ne mes ekipeve te Teutes dhe Kastriotit, pikerisht ne oren 16.45.
Fillimisht u mendua se ndeshja do te luhej ne Rrogozhine por sot gjerat kane ndryshuar dhe drejtuesit e klubit durrsak kane marre aprovimin per ta luajtur ne Shkoder ate. Kjo sepse siç dihet, ne stadiumin e Durresit po kryhen punimet per vendosjen e tapetit te ri.
Por edhe ne Shkoder fusha e stadiumit nuk eshte ne gjendjen e saj me te mire sepse siç dihet sapo eshte mbjelle bari i ri, por kushtet e mira atmosferike qe po mbizoterojne keto dite, pritet te mos ndikojne ne gjendjen e fushes./SHKODRA-SPORT.COM/